Trendy

3 gazetarë vriten në një sulm ajror izraelit në qytetin Jezzine në jug të Libanit!

Para 3 orë

Tre gazetarë janë vrarë pasi një sulm ajror izraelit goditi automjetin me të cilin po udhëtonin pranë qytetit Jezzine në jug të Libanit.

Sipas një korrespondenti të Anadolu, të vrarët janë korrespondentin e Al-Manar TV, Ali Shuaib, korrespondenten e Al-Mayadeen, Fatima Fatouni, si dhe një kameraman.

Ushtria izraelite pranoi vrasjen e Ali Shuaib, por nuk komentoi mbi vdekjen e dy gazetarëve të tjerë.

Më herët, Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi se një sulm ajror izraelit kishte shënjestruar një makinë në rrugën Al-Barad në Jezzine, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe bombardime me artileri ndaj 42 qyteteve, fshatrave dhe zonave në Liban që nga agimi i sotëm, shumica prej tyre në jug.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, ofensiva izraelite ndaj Libanit, e cila filloi më 2 mars, ka rezultuar me 1.142 të vdekur dhe 3.315 të plagosur.

Trending