Trendy

Rënia e Arben Taravarit për 8 muaj nga lider relevant në fund të listës së besimit

Para 3 orë

Rejtingu i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë 8 muajve të fundit, duke reflektuar edhe ndryshimet e fundit të qëndrimeve të tij në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, shkruan tetova1

Kalimi nga VLEN në AKI i Taravarit si duket nuk është pranuar aspak mirë nga elektorati.

Sipas sondazhit më të fundit të realizuar nga MKD.mk dhe Market Vision në periudhën 2–18 mars 2026, Taravari gëzon vetëm 0.6% besim nga qytetarët, duke u renditur ndër liderët me përkrahjen më të ulët në vend, derisa në anketën e të njëjtit agjencion nē korrik të 2025 Taravari ishte me 3.2% përkrahje.

Nga ana tjetër, liderë të tjerë shqiptarë të VLEN-it si Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami rezultojnë me përqindje më të larta besimi krahasuar me anketën e para 8 muajve, duke e lënë Taravarin pas në garën për mbështetje elektorale.
Vitin e kaluar Mexhiti kishte pëkrahje 2% dhe Kasami 1.9% kurse në anketën e fundit Mexhiti ka 3.9% kurse Kasami 2%.

Analistët e lidhin këtë zhvillim me fragmentimin e skenës politike shqiptare, lëvizjet e paqarta strategjike dhe humbjen e momentumit politik të partive opozitare

Sondazhi gjithashtu nxjerr në pah një krizë më të gjerë besimi, pasi 41.3% e qytetarëve deklarojnë se nuk i besojnë asnjë lideri politik, duke reflektuar pakënaqësinë në rritje ndaj klasës politike në vend.

Në këto rrethana, rikthimi i besimit mbetet sfida kryesore për Taravarin dhe Aleancën për Shqiptarët në periudhën e ardhshme./tetova1.mk

Trending