Një 35-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici një mashtrim të pazakontë nga i njohuri i tij me iniciale A.Xh.
Sipas denoncimit, mashtruesi i kishte kërkuar makinën tip “BMW” hua, por më pas e kishte gënjyer pronarin se automjeti kishte pësuar defekt dhe ndodhej te mekaniku.
Pas disa ditësh përpjekje për të rënë në kontakt, pronari është përballur me mekanikun, i cili ka pranuar se makinën e kishte dërguar në një parcelë për automjete të vjetruara në fshatin Sllatinë.
Pronari e ka gjetur mjetin e tij të dëmtuar në këtë parcelë, ku pronari i skrapit i ka thënë se e kishte blerë mjetin direkt nga mekaniku. Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti tronditës.










