Trendy

Rritje pagash dhe përmirësim i të drejtave të punëtorëve: Ministri i Administratës Publike nënshkroi Marrëveshje Kolektive

Para 4 orë

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot nënshkroi marrëveshjen kolektive për të punësuarit në Ministrinë e Administratës Publike, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të statusit të punonjësve dhe forcimit të dialogut social brenda institucionit, përcjell tetova1

Marrëveshja kolektive parashikon rritjen e pagave për nëpunësit administrativë, e cila do të realizohet në tre faza, në periudhën nga marsi 2026 deri në mars 2028, me ç’rast pagat pritet të rriten deri në 40%.

Me këtë marrëveshje rregullohen më tej të drejtat, detyrimet dhe statusi i punës së të punësuarve, si dhe kushtet e punës, duke siguruar më shumë siguri, mbrojtje më të mirë të të drejtave të punëtorëve dhe një kornizë më të qartë për funksionimin e institucionit.

Ministri Minçev theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes kolektive përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të statusit të të punësuarve dhe krijimit të një administrate publike të qëndrueshme, profesionale dhe të motivuar.

Me këtë veprim, Ministria e Administratës Publike konfirmon angazhimin e saj për ndërtimin e një administrate moderne, efikase dhe të organizuar në mënyrë të drejtë, ku krijohen kushte më të mira për zhvillim profesional, stabilitet institucional dhe motivim afatgjatë të punonjësve./tetova1.mk

Trending