Trendy

Privohet nga liria një banor i Gostivarit, ka vozitur në drejtim të kundërt në autostradën Shkup-Veles

Para 3 orë

Më 29.03.2026 në orën 19:30 në autostradën Shkup-Veles, në pikëpagesën rrugore “Sopot”, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor e privuan nga liria J.N. (40) nga Gostivari, ngase ka drejtuar një automjet udhëtarësh “BMV” me targa të Gostivarit në drejtim të kundërt të autostradës. Me udhëzim të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Trending