Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dilaver Rushiti nga fshati Çerkez i Kumanovës.
I ndjeri ishte pjesëmarrës në luftë dhe njihej si një luftëtar i përkushtuar, i cili dha kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për liri. Ai jetoi për vite me radhë si invalid i luftës.
Lajmi për vdekjen e tij ka prekur familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, të cilët e kujtojnë si njeri të respektuar dhe me vlera të larta njerëzore.
Ngushëllime të sinqerta i janë shprehur familjes, farefisit dhe miqve të të ndjerit.(INA)










