Pasi kryeministri Hristijan Mickoski fluturoi për në Budapest këtë pasdite, ku u takua me homologun e tij hungarez Viktor Orban, reagoi Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.
“Ndërsa skena politike në Hungari po ndryshon dhe mbështetja për Viktor Orban po bie në mënyrë dramatike, Hristijan Mickoski mbetet një kërcënim me politikat e tij të izolimit, korrupsionit dhe punës për interesat e të tjerëve. Orban, i cili tashmë është fishkëllyer nga mbështetësit e tij në tubime, është një simbol i një politike që Bashkimi Evropian nuk e toleron më. Një politikë korruptive që i shërben biznesit dhe interesave ruse, në vend të vlerave evropiane dhe të ardhmes së qytetarëve”, thonë nga partia opozitare.
“Ndërsa qytetarët e Hungarisë po zgjedhin rrugën evropiane, Mickoski po e shtyn Maqedoninë në drejtim të kundërt – drejt izolimit, pasigurisë dhe regresit që dëshiron të zgjasë me dekada. Mickoski po i shet interesat kombëtare maqedonase dhe sot shkoi te Orbani për të negociuar kthimin e Nikola Gruevskit. Çfarë marrëveshjesh të tjera po bëhen pas dyerve të mbyllura? Çfarë do të ndodhë me 40% të mediave në Maqedoni kur të bjerë Orbani, të cilat kontrollohen nga VMRO-ja? Çfarë do të ndodhë me bizneset e Orbanit në Maqedoni, në energji dhe telekomunikacion?” pyet LSDM.










