Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka folur për projektet infrastrukturore në Maqedoni, sidomos në zonat ku jetojnë shqiptarët. Azizi tha se si VLEN angazhohen që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet për shqiptarët dhe gjithë qytetarët, ndërsa foli edhe për Korridorin 8.
Deputeti Azizi theksoi se Korridori 8 do të kalojë në Qafë Thanë, ndërsa tha se opozita bënë vetëm propagandë.
“Korridori 8 do të kalojë kah Qafë Thana, pavarësisht asaj se ku mund të kalojë traseja. Mendoj që në të kaluarën ka pasur elemente që gjithmonë kanë sponsoruar e favorizimit të etniteteve tjera dhe në dëm të shqiptarëve. Mund të ketë edhe tash, por ne jemi për këtë, për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Dallimi ynë prej atyre përfaqësuesve që kanë qenë më përpara është se ne bëjmë betejë të përditshme. Në bazë të fakteve dhe argumenteve kemi marrur hisen që na takon, dhe jemi aty për të mos bërë kompromise”.
“Është faji i përfaqësuesve tanë të cilët u lëshuan në aventura të krimit dhe korrupsionit, për t’u pasuruar personalisht. Për dallim nga ata ne nuk kemi afera korruptive, as nuk jemi persona që mund të na korruptojë dikush. Punojmë me përkushtimin më të madh për të krijuar sa më shumë kushte për shqiptarët dhe gjithë qytetarët. Duke referuar punës që bënë Bilall Kasami në Tetovë, puna e të cilit nuk mund të krahasohet me asnjë kryetar tjetër në Ballkan”, tha mes tjerash Azizi.










