Trendy

Presidenti iranian: Sulmet ndaj qendrave mjekësore nga SHBA-ja dhe Izraeli janë krim kundër njerëzimit

Para 2 javë

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i ka cilësuar sulmet ndaj institucioneve mjekësore në Iran si një “krim kundër njerëzimit”.

“Çfarë mesazhi përcjell sulmi ndaj spitaleve, kompanive farmaceutike dhe Institutit Pasteur si qendër kërkimore mjekësore në Iran? Si mjek specialist, unë bëj thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kryqit të Kuq, Mjekëve pa Kufij dhe mjekëve në mbarë botën që të reagojnë ndaj këtij krimi kundër njerëzimit,” shkruan Pezeshkian në rrjetet sociale.

Instituti Pasteur në Teheran, Iran – një qendër publike shëndetësore dhe kërkimore me një shekull histori – pësoi dëmtime të mëdha gjatë sulmeve të së enjtes, sipas autoriteteve iraniane.

Trending