Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi thotë se kanë arritur të mbledhin mbi 9.000 nënshkrime për kandidaturën e Bujar Osmanit për president, përcjell TV21.
Ademi tha se Osmani është para kandidatëve tjerë në mbledhjen e nënshkrimeve.
“Se ka mbështetje të madhe po flasin edhe numrat. Është i pari i ranguar në listën e të gjithë atyre që kanë shprehur pretendime për të qenë kandidatë për president. Pas tij janë kandidatë të tjerë si Dimitrievski, Vankovska, Jakimovski, por megjithatë Bujar Osmani është larg me një diferencë të madhe sipas asaj dinamike që e ka përcaktuar shtabi edhe sot po grumbullohen nënshkrime, mbi 9.000 ka arritur, afër 10.000”, tha Ademi.