Trendy

Në “Qafë Thanë” ndalohen 10 tonë lëkura delesh

Para 5 orë

Rreth 10 ton lëkurë deleje nga Shqipëria janë ndaluar në pikën kufitare Qafë Thanë, pasi zyrtarët veterinarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë parandaluar hyrjen e ngarkesës që do të tranzitohej përmes vendit tonë.

Ngarkesa është kthyer në përputhje me masat parandaluese të miratuara për mbrojtjen nga përhapja e sëmundjes “murtaja e bagëtive të vogla”, e cila sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është e pranishme në vendin fqinj./Alsat.mk

Trending