Policia e Maqedonisë së Veriut brenda 24 orëve ka pranuar tetë raste të dhunës familjare, dhe si rezultat i saj janë arrestuar dy persona, transmeton Portalb.mk.
“Nëpunës policorë nga NJPB Strugë e privuan nga liria R.M. (46) nga Struga, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 46-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare”, raportoi Policia.
Një 52 vjeç nga Kumanova ishte arrestuar pasi e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten.
Policia raportoi për raste të ndyshme: bashkëshorti 49 vjeçar nga Shkupi e kishte sulmuar 49 vjeçaren, një 39 vjeçar e kishte sulmuar gruan 36 vjeçare, një 30 vjeçar nga Shkupi e kishte kërcënuar 25 vjeçaren dhe familjen e saj, një 24 vjeçare në Koçani ishte sulmuar nga bashkëshorti në shtëpi.
Në rastet e dhunës familjare, përfahsihet edhe një rast në Kumanoë, ku vajza 15 vjeçare u sulmua nga prindi F.L., ndërsa një djal i mitur ishte sulmuar nga partneri i nënës së tij.
Sipas të dhënave nga MPB-ja, në një periudhë prej pesë vitesh janë regjistruar madje 26 vrasje të grave. Në vitin 2021 u regjistruan katër vepra penale të “vrasjes”, në të cilat viktima ishin katër gra. Në vitin 2022, u regjistruan dy vepra penale të “vrasjes”, në të cilat viktima ishin dy gra. Vitin pasardhës, ky numër është 9, ndër të cilët njëra nga viktimat ishte një vajzë 14 vjeç. Në vitin 2024, u vranë pesë gra, njëra prej të cilave ishte një vajzë dyvjeçare, ndërsa vitin e kaluar u vranë 6 gra.
Kujtojmë se më 2 mars, nëna Ivana, bashkë me vajzën e saj 6-vjeçare Katja u hodh nga një ndërtesë në Karposh rreth orës 14:00 dhe vdiqën në vend. Pas ngjarjes tragjike të 2 marsit, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha në një konferencë për shtyp se gjatë vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, Ministria e Brendshme kishte regjistruar disa raportime për marrëdhënie të prishura ndërpersonale dhe sulme fizike midis bashkëshortëve. Sipas ministrit, policia veproi në bazë të çdo raporti, por në të gjitha rastet raportet u tërhoqën nga pala e dëmtuar Ivana, e cila për këtë arsye hoqi dorë nga procedurat e mëtejshme.










