Trendy

Prokuroria dhe ASK me memorandum bashkëpunimi

Para 3 orë

Shkup, 9 prill – Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Nenad Saveski dhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Bojan Hristovski sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim midis dy institucioneve.

Qëllimi i memorandumit, siç informojnë nga Prokuroria, është të zhvillojë dhe promovojë më tej bashkëpunimin midis Prokurorisë Publike dhe Agjencisë, gjë që duhet të mundësojë parandalim dhe ndjekje penale efektive dhe efikase.

“Përveç forcimit të mekanizmave të përcaktuar ligjërisht për shkëmbimin e të dhënave dhe informacionit midis dy institucioneve, memorandumi parashikon edhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, pjesëmarrjen në projekte, konferenca dhe punëtori të përbashkëta, si dhe promovimin e komunikimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë”, thuhet në kumtesën e PPRMV-së.

Me dokumentin, qëndron në kumtesën, është rregulluar edhe zbatimi i standardeve të sigurisë dhe besueshmërisë gjatë shkëmbimit të informacioneve.

Trending