Raportohet se delegacioni i nivelit të lartë iranian ka mbërritur në kryeqytetin e Pakistanit për të nisur bisedimet e ndërmjetësuara me Shtetet e Bashkuara.
Sipas The Guardian delegacioni kryesohet nga Ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, dhe Kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf.
Pritet që bisedimet të udhëhiqen nga Zëvendëspresidenti JD Vance, i shoqëruar nga Jared Kushner dhe i dërguari special Steve Witkoff.
Ndërsa edhe media si Wall Street Journal konfirmon mbërritjen, agjencia iraniane Tasnim e quan lajmin “plotësisht të rremë”. Kjo konsiderohet si një taktikë diplomatike e Iranit për të ruajtur pozicionin e tyre pas sulmeve të fundit.
Kjo është tentativa e parë serioze për dialog që nga sulmet ushtarake të 28 shkurtit. Synohet ulja e tensioneve dhe diskutimi për një armëpushim të mundshëm rajonal. Islamabadi po shërben si “ura” lidhëse mes dy armiqve të vjetër, nën masa të rrepta sigurie.
Ky takim shënon pikën më të lartë të diplomacisë direkte midis dy vendeve në vite, duke u zhvilluar në një moment kritik për sigurinë globale.










