Më 09.04.2026, në ora 19:45, në SPB Tetovë, personi Gj.B. (42) nga fshati Poroj i Tetovës, ka denoncuar se personi A.E. i ka dërguar kërcënime përmes telefonit atij dhe vëllezërve të tij.
Paraprakisht, në ora 18:30, Gj.B. ka denoncuar gjithashtu se në një plac në fshatin Poroj, me përdorim të mjeteve të forta dhe të mprehta, janë dëmtuar dy automjete “Renault Megane” dhe një automjet “Mercedes”, me ç’rast janë thyer xhamat dhe janë dëmtuar gomat.
Ekipi i SPB Tetovë ka kryer inspektim dhe po merren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.










