Trendy

Kasami pret mbështetje për Ligjin për përfaqësim: Ka kaluar Komisionin e Venecias dhe filtrat profesionalë

Para 3 orë

Njeri nga kryetarët e VLEN, Bilall Kasami, beson se deputetët e kuvendit do ta mbështesin propozim-ligjin të Qeverisë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Sipas tij me miratimin e këtij ligji bien në ujë të gjitha pretendimet e opozitës se kjo çështje nuk do të zgjidhet asnjëherë. Ai tha se është ligj modern që plotëson kërkesat kushtetuese.

“Përkundër dallimeve politike, besojmë fuqishëm se çdo deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të përkrahë një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të përfaqësimit adekuat që është një kategori kushtetuese. Sigurisht që me këtë ligj përfundimisht do të përmbyllen të gjitha manipulimet dhe e deritanishme sa i përket keqpërdorimeve që janë bërë me mekanizmin e balancuesit”, deklaroi Bilall Kasami – VLEN.

Trending