Trendy

Trump paralajmëron: Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje

Para 3 orë

Anijet luftarake amerikane po furnizohen me “municionin më të mirë” për të rifilluar sulmet ndaj Iranit nëse bisedimet e paqes dështojnë në Pakistan, ka thënë sot presidenti amerikan, Donald Trump për New York Post .

“Do ta marrim vesh brenda rreth 24 orësh, do ta dimë shumë shpejt”, ka shtuar ai.

“Kemi një ‘reset’ në zhvillim. Po i furnizojmë anijet me municionin më të mirë, armët më të mira të prodhuara ndonjëherë – madje më të mira se ato që kemi përdorur më parë dhe me të cilat i kemi shkatërruar”, ka thënë Trump.

Trump ka shtuar se nëse nuk arrihet një marrëveshje, “do t’i përdorim ato në mënyrë shumë efikase”.

Siç është raportuar më herët në orën 19:30, kryeministri i Pakistanit ka thënë se bisedimet e nesërme do të jenë “vendimtare”.

Trending