Trendy

BFI mbështet xhamitë shqiptare në Zvicër!

Para 19 minuta

Bashkësia Fetare Islame e RMV-së shpreh mbështetjen e saj të plotë për Komunitetin Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) dhe për iniciativat e tyre në ndërtimin e xhamive si institucione të qëndrueshme fetare, arsimore dhe kulturore.

Debati i fundit, i shoqëruar me gjuhë stigmatizuese dhe reduktime të njëanshme, lidhur me ndërtimin e Xhamisë në Sent Galen të Zvicrës,

nuk i shërben një analize serioze, por cenon drejtpërdrejt dinjitetin e një komuniteti që ka ndërtuar me mund dhe sakrificë strukturat e veta në diasporë – thonë nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut.

Sipas BFI-së, liria e mendimit dhe e shprehjes është vlerë demokratike, por ajo nuk mund të justifikojë diskursin përçmues ndaj besimit dhe institucioneve të tij.

Nga BFI bëjnë thirrje për një qendrim të përgjegjshëm, të mbështetur në fakte dhe respekt reciprok, duke refuzuar çdo formë paragjykimi apo përçarjeje.

Xhamitë e shqiptarëve në Zvicër janë institucione autentike, të themeluara dhe të financuara nga vetë komuniteti shqiptarë. Ato nuk janë vetëm vende adhurimi, por hapësira ku kultivohet gjuha shqipe, mësohen vlerat kulturore dhe formohen brezat e rinj në frymën e përgjegjësisë dhe përkatësisë. Në mungesë të strukturave të tjera të organizuara, xhamia ka dëshmuar të jetë një nga mekanizmat më efektivë për ruajtjen e identitetit fetar dhe kombëtar në diasporë.

Një shoqatë e myslimanëve shqiptarë po planifikon të ndërtojë një xhami të re të madhe St. Gallen të Zvicrës. Projekti është ende në fazat e hershme.

Plani, sipas mediave zvicerane, është për një ndërtesë të re me një sipërfaqe prej afërsisht 1,000 metrash katrorë dhe hapësirë për disa qindra besimtarë.

Kostoja totale vlerësohet deri në 15 milionë franga zvicerane, me rreth dhjetë milionë që shkojnë për ndërtim dhe pesë milionë të tjera për tokën, kishte shkruar gazeta “Blick”.

Ndërkohë në Kantonin ku pritet të ndërtohet xhamia, janë dëgjuar zëra që e kontestojnë atë.

Kështu, tre këshilltarët kantonalë të partisë SVP, ngrenë pyetje kritike në parlamentin e St. Gallen-it lidhur me xhaminë e re të madhe.

Qeveria tani ka tre muaj për të dhënë një përgjigje me shkrim. Këshilltarët kantonalë deklarojnë pa mëdyshje se hedhin poshtë shoqëritë paralele islamike, financimin e huaj dhe çdo shkelje të vlerave zvicerane.

Trending