Dje, më datë 10 prill 2026, në xhaminë “Hfz. Xhavit ef. Ibrahimi” – Studeniçan, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorit të Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami, kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Ejup Abazi, përgjegjësin e Institutit të hifzit “Hafiz Ismail Efendiu”, hfz. Xhemail ef. Nuhiju dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë, u promovua hafizi Erhan Saliu, i cili mësimet e hifzit i ndoqi te muhafizi hfz. Xhelil ef. Shabani.
Hatibi i xhamisë h. Muhamed ef. Sadiku, si dhe në emër të familjes iu dëshiroi mirëseardhje në ceremoninë e hifzit.
Rreth ecurisë së hifzit të hfz. Erhan Saliu, fjala i takoi kryetarit të komisionit hfz. Xhemail ef. Nuhiju.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e muhafizit hfz. Xhelil ef. Shabani dhe rrugëtimin e hafizit të ri, ndërsa për këtë vepër madhështore lusim Allahun Fuqiplotë që hafizit t’i japë shëndet dhe t’ia shpërblejë mundin në dy botërat.
Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, në fjalën e tij, vlerësoi lartë figurën e hafizit dhe të muhafizit, ndërsa theksoi se ishte kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në këtë gëzim dhe ceremoni të hifzit.
Duanë e rastit e bëri drejtori i Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami.
Në fund, nga Myftinia e Shkupit, hafizit iu nda certifikatë e hifzit, laptop dhe plaketë, ndërsa muhafizit iu nda një mirënjohje për kontributin e dhënë. Reisul Ulema ndau nga një dhuratë materiale – pliko për hafizin dhe muhafizin, si dhe një dhuratë simbolike për hafizin që ndjek mësimet.










