Negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur zyrtarisht në Islamabad, me ndërmjetësimin e Pakistan. Lajmi është bërë i ditur nga CBS News. Delegacioni iranian kryesohet nga Mohammad Bagher Ghalibaf, ndërsa ai amerikan udhëhiqet nga zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance. Në përbërje të delegacionit amerikan janë gjithashtu i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, si dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner.
Para nisjes së bisedimeve zyrtare, delegacionet e SHBA-së dhe Iranit zhvilluan takime të ndara me ndërmjetësuesin, kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif.
Sipas raportimeve, Teherani ka paraqitur katër kushte të panegociueshme për arritjen e një marrëveshjeje: kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, pagesën e dëmshpërblimeve të luftës, lirimin e aseteve të ngrira në bankat e huaja dhe vendosjen e një armëpushimi në rajon.
CBS News raporton se deri tani SHBA-ja ka refuzuar të pranojë katër kushtet e vendosura nga Teherani për arritjen e një marrëveshjeje./K.C/dritare.net










