Kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregoi përbërjen e Komisionit që u paralajmërua se do të gjejë zgjidhje ligjore, që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe. Mickoski tha se po punohet për këtë çështje dhe theksoi se kur të gjendet zgjidhja, do të bëhen të ditur edhe emrat e ekspertëve që janë pjesë e Komisionit.
“Punohet, kur të kemi më tepër për opinionin, do të japim informacione. Kur të vijmë te zgjidhja, do të njoftojmë edhe emrat, edhe kuptohet edhe zgjidhjen”, tha Mikcoski.










