Trendy

Mickoski me lajme të mira për shoferët

Para 2 ditë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar ulje të çmimeve të derivateve në seancën e ardhshme të Komisionit Rregullator për Energjetikë, ku pritet lirimi i naftës dhe benzinës, përcjell tetova1

Në një konferencë për media në Qeveri, ai bëri të ditur se çmimi i EUROSUPER 95 dhe EUROSUPER 98 do të ulet për 1,5 denarë, ndërsa nafta (dizeli) do të lirohet për 2,5 denarë.

Mickoski shtoi se vazhdon të mbetet në fuqi edhe zbritja prej 2 denarësh nga OKTA për partnerët e saj, gjë që ndikon edhe në çmimet përfundimtare me pakicë.

Ai theksoi se shteti po siguron furnizime të qëndrueshme dhe në kohë me energjente për qytetarët, duke shtuar se vazhdon trendi i furnizimit me karburant në Maqedoni edhe nga shoferë të vendeve fqinje, sidomos në zonat kufitare./tetova1.mk

Trending