Trendy

Sot është festa më e madhe e krishterë, Pashkët!

Para 5 orë

Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën më të madhe të krishterë, Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, ditën kur Jezu Krishti u ringjall nga të vdekurit. Ngjallja e Krishtit u shpall në mesnatë në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse të RMV-së, ndërsa sot po mbahen liturgjitë e Pashkëve.

Të krishterët ortodoksë përshëndesin njëri-tjetrin atë ditë me përshëndetjen “Krishti u ringjall”, të cilës i përgjigjen “Vërtet u ringjall”.

Trending