Në Hungari po zhvillohet një votim vendimtar që mund t’i japë fund 16 viteve në pushtet të kryeministrit Viktor Orbán.
Sondazhet e fundit favorizojnë opozitarin Péter Magyar dhe partinë e tij Tisza, e cila po premton ndryshime të thella politike, përmirësim të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe distancim nga Rusia.
Orbán, i cili ka udhëhequr Hungarinë për 16 vite, mbetet sfidues dhe optimist për një fitore të re, pavarësisht kritikave për sistemin e tij qeverisës dhe tensioneve me BE-në.
Rezultatet e zgjedhjeve pritet të dalin gjatë mbrëmjes, ndërsa gara konsiderohet vendimtare për të ardhmen politike të Hungarisë dhe pozicionin e saj në Evropë dhe NATO.










