Shkruan: Muhamed HALILI
U bënë tashmë disa ditë që “liderët” shqiptarë në Maqedoni, posaçërisht ata të opozitës, që nga orët e hershme të ditës e deri në muzgun e vonë me statuse në facebook, në tik tok, intervista në portale, protesta për provimin në jurisprudencë në gjuhën shqipe me të drejtë të organizuara nga studentët por të keqpërdorura nga liderët opozitarë, nuk e largojnë nga goja” luftën e tyre” për forcimin e statusit të gjuhës zyrtate shqipe në Republikën e Maqedonisë në përputhje me Amandamentin 5 të Kushtetutës së vendit që doli nga Marrëveshtja kornizë e Ohrit.
Pushtetarët numrojnë se në kohën e sundimit të BDI-së, në kohën e pesë ministrave shqiptarë të dikasterit të drejtësisë në Maqedoni studentët provimin e jepnin në maqedonisht dhe jo në gjuhën minoritare 20%!
Por e drejta është e drejtë dhe ligji duhet të zbatohet!
Fatkeqësisht në këto protesta ku studentët me të drejtë kërkuan që sipas Kushtetutës dhe ligjit për gjuhët ta ruajnë të drejtën e provimit në gjuhën shqipe u infiltruan edhe disa epsteina të politikës shqiptare nga rradhët e BDI-së dhe koalicionit AKI, si ministra e deputetë edepseza, funksionarë partie pa fije morali dhe fjalori njerëzor, të cilët, në vend që t’ju jenë mirënjohës nënave shqiptare për kontributin e tyre gjatë luftës, kërkonin t’i dhunojnë ato; pastaj aty morën pjesë ish ministra edepsëza, pa fije morali,që dikur, sipas “bombave” të Zaevit të cilat Alija dhe Zaevi i ndaluan së emetuari pasi e kryen punën e tyre të rrëzimit të qeverisë dhe ardhjes së tyre në pushtet, hartonin lista të femrave tetovare dhe atyre tjerave në përgjithësi ,për t’i përdhunuar, që sipas të dhënave të tyre ishin të “asaj dore”, lista të të rinjëve që duhet burgosur se duan të formojnë parti politike, dhe punë tjera të ndyta në pafundësi.
Natyrisht kësaj valleje tinëz i priu lideri i BDI-së, shqiptari i “konvertuar” më vonë në “Kryeimam” shqiptar të Zajazit dhe lider politik i “mirënjohur botëror” shqiptar Ali Ahmeti, nipi dhe djali i Ahmetajve i cili i solli “famë” dhe pasuri familjes e cila në të kaluarën ushqehej me punën e tyre në mullirin e tyre të famshëm në Zajas në kohët e varfërisë ekstreme të këtyre anëve, kurse famë “ patriotike” kombit ai ia solli me “Jo”-në historike të djalit dhe nipit të tyre (ngjajshëm siç veproi Tito me Stalinin!) elitës politike shqiptare si dhe liderëve evropian e botërorë për ndaljen e operacioneve luftarake në vitin 2001,
Hiç më mirë nuk ndodhë në Kosovë e Shqipëri.
Berisha, nga lakmia për para dhe pushtet gati çdo ditë pëllet nëpër rrugë se don të bëjë qeveri dhe manipulon me masat popullore, ndihmoi xhelatin Millosheviq me naftë që ta pushtojë Kosovën, deshi ta bombardojë jugun e vendit në vitin 1997 me rastin e trazirave politike nga lakmia për pushtet, e ngriti në ajër Gërdecin së bashku me Fatmir Mehdiun dhe djalin e tij Shkëlzen Berishën, e reja e tij jeton në luks të paparë, dhe sahati i një familjari kushtonka 30 mijë euro,etj, etj
Të mos i përmendim lëndët e SPAK, Metën dhe kryemadhen e tij të divorcuar që opozitarët thonë se finansohen nga oligarkë rus!
Kosova storje e posaçme.
Titistët si Isa Mustafa dhe ish bashkëpunëtori i intelegjencies franceze Hashim Thaçi bashkësisë ndërkombëtare i demonstruan aftësi për kompromise me nënshkrimin e një marrëveshtjeje për krijimin e një Asociacioni të shtetit dhe kishave sërbe në Kosovë..
Opozita kosovare për mjerim: shërbetore e Grenellit dhe Vuçiqit për zhbërjen e Kosovës si shtet.Albini nuk e do Serbinë dhe nuk mund të jetë kryeministër. Nuk e do Serbinë të hyjë në BE pa kushte.
Ashpër reagon “lideri” shqiptar i Maqedonisë, ai i Open Ballkanit.
Nuk mund ta lëmë Serbinë jashtë BE, nuk mund asesi! Jo nuk mundet!
Pas kësaj Vuçiq i del në mbrojtje Aliut, ia kthen borxhin; Vlen dëshiron Aliu ti humb zgjedhjet lokale në Maqedoni.
Ramushi natë e ditë e ëndrron postin e presidentit.
Kam blerë për një hektar tokën e katundarëve të mij, më zgjidhni president.
Kurti nuk është patriot, e ka pasur një dashnore serbe dikur, e ka një grua shumë të shkolluar norvegjeze që jeton atje, në Oslo,kurse Anita e tij edhe pse katundare jetonka në Gllogjan dhe na qenka shqiptare! Ky na qenka kriterium për tu bërë President në Kosovë.Të jetojsh në Gllogjan!Budallalëqe ordinare!
Të mos i përmendim Metën dhe kryemadhen e tij të divorcuar që opozitarët thonë se finansohen nga oligarkë rus!
Ky është realiteti politik shqiptar në Ballkan ku politikanët e plaçkisin popullin e tyre.
Diplomati,intelektuali i madh dhe publicisti e gazetari Faik Konica i drejtohet popullit kundër politikanëve me fjalët; “As bukë as brekë s’ju lanë (politikanët-shënimi im), ju punoni ata hanë.Nuk ju lanë as pak nderë.Q’e keni pasur përherë.
.Pastaj Konica i madh me një ton patetik i drejtohet popullit: “O ju shqipetarë barkzbrazur Fustançjerr’e këmbëzbathur, zemërohuni njëherë.
Tempora mutantur! Thotë një fjalë latine.Kohët ecin, ndryshojnë, është kuptimi i kësaj.
Aliu sërish u shkruan letra miqëve tanë ndërkombëtarë!
Këto ditë, i ulur pranë gurit të mullirit të gjyshit të tij, në Zajas, Aliu i shoqëruar me me tingujt e qiiftelisë duke e kënduar këngën se si Isa Boletitni shkoi në Londër (me alltinë në brez të prodhimit anglez!) ti thotë Lordit të Madh se ka shqiptari,në Maqedoni, filloi udhëheqësve aktual të poliikës botërore si dhe atyre që udhëhiqnin botën në vitin 2001 tu shkruaj se në Maqedoni ka gjuhë shqipe zyrtare, por problemi është se BDI më nuk është në qeveri, se si ky dikur PPD-në dhe PDSH-në me luftë ii paska rrëzuar nga qeveria kurse ate dhe BDI-në nga pushteti e paska rrëzuare një parti e re VLEN pa legjitimitet shqiptar
Krejt është e kuptueshme pse Aliu i shkroi Trump-it për gjuhën shqipe në Maqedoni në kohën kur ai i preokupuar me aq halle botërore në depresion iu kërcënua botës me zhdukjen e një civilizimi.
Këtë e bëri nga xhelozia.
Nëse Trump e ftoi Vjosa Osmanin, pastaj Edi Ramën pjesë të Bordit të paqës udhëhequr nga ai, pse e harroi Ali Ahmetin si shqiptar të tretë kur i plotëson të gjitha kushtet: “patriot”, proamerikan, reformator politik pasi e bëri Arianit Hoxhën nënkryetar të BDI dhe më e rëndësishmja pareli.
Bleu në mes të Tetovës ndërtesë pesëkatshe për seli partie, të BDI.
Prokuroria parti ende “nuk ka dëgjuar” se ku i mori BDI parat për të blerë një shtepi kaq gjingante dhe kujt do t’i takojë godina në rast të mbylljes së BDI-së si parti?
A është shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni?
Debat i madh këto ditë bëhet në Maqedoni në temën: A është shqipja gjuhë zyrtare apo jo?
Ish ministri i jashtëm i Maqedonisë Bujar Osmani, i cili e pajtoi Lavrovin me Amerikanët gjatë Samitit të OSBE-së në Shkup thotë po, Zaevi u tha shqiptarëve t’i votojnë ndryshimet kushtetuese për Republika Severna Makedonija kurse ai në Kushtetutë, në vend të “gjuha e 20% zyrtare” do të shkruaj “gjuha shqipe”.Kështë atëherë thoshte Arben Taravari i Aleancës dhe krejt liderët tjerë shqiptarë. Arsyeja: me këtë bëhemi NATO e BE.
Por Zaevi u bë pishman dhe tha: do të bëjmë se shkruajmë një ligj për shqipen zyrtare pastaj do ta dërgojmë në Venedik ta shqyrtojë si gjuhë minoritare.
Ligjin do ta mbrojë zavendëskryeministri shqiptar Bujar Osmani, mjek (i dalluar, dora në zemër)me profesion përballë profesorëve botëror universitar nga e drejta ndërkombëtare nga Zvicra e Belgjik me tradita shumëgjuhësia,, me vargjet e Naim Frashërit : gjuha jonë sa e mirë
sa e ëmbë sa e gjërë
Sa e lehtë, sa e dlirë
Sa e bukur, sa e vlerë.
Dhe kësaj në BDI i thonkan jurisprudencë!
Nato u bëmë pse deshi Amerika e NATO kurse “gjuha shqipe” në Kushtetutë në vend të 20% nuk u bëmë se nuk deshën Zaevi dhe BDI. Por jadeci i mbeti VLEN-it!
Për këtë më tepër në shkrimin tjetër!










