Trendy

Irani akuza SHBA-së: Standardet e dyfishta po bllokojnë marrëveshjen!

Para 4 orë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se standardet e dyfishta të Shteteve të Bashkuara dhe, sipas tij, një qasje “totalitare” kanë qenë pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje.

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se, Pezeshkian i ka bërë këto komente gjatë një komunikimi me presidentin rus Vladimir Putin. Agjencia e lajmeve Tasnim bën të ditur se lideri iranian theksoi gatishmërinë e vendit të tij për të arritur një zgjidhje diplomatike.

Ai u shpreh se “Irani është plotësisht i përgatitur për një marrëveshje të ekuilibruar dhe të drejtë”, duke sinjalizuar hapje për negociata nëse plotësohen kushtet e caktuara.

Nëse SHBA-të i përmbahen kornizave ligjore ndërkombëtare, arritja e një marrëveshjeje nuk është larg mundësisë”,deklaroi Pezeshkian.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të lartë mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa përpjekjet për një marrëveshje mbeten në ngërç.

Trending