Trendy

CNN: Maqedonia vend që pak turistë e dinë

Para 3 orë

Në një artikull rreth turizmit, media ndërkombëtare CNN thekson se Maqedonia e Veriut është një nga vendet evropiane që pak turistë e dinë dhe që meriton më shumë vëmendje, transmeton Portalb.mk.

Shumica e vizitorëve në Evropë përqendrojnë udhëtimet e tyre në Francë, Spanjë dhe Itali, por në kontinent ka plot 44 vende të njohura nga OKB-ja për t’u eksploruar.

Për shembull, CNN-ja përmend Maqedoninë e Veriut, si një destinacion me male mbresëlënëse që shtrihet drejtpërdrejt në veri të Greqisë dhe që meriton më shumë vëmendje turistike.

“Ajo ofron peizazhe me shpate të gjelbra të harlisura dhe maja shkëmbore të mbuluara me borë, si dhe një kuzhinë të larmishme e të shijshme, ku gatimet ndryshojnë nga një luginë në tjetrën”, thuhet në artikull.

CNN gjithashtu thekson se vendi gëzon gjithashtu klimë me shumë diell, që ndikon në prodhimin e perimeve të mëdha e të lëngshme, si dhe në cilësinë e verërave të forta dhe të bollshme nga vreshtat e tij.

Ekspertët e emigracionit raportojnë për një rritje të interesit nga klientët amerikanë për t’u zhvendosur në destinacione më pak të eksploruara evropiane, si Rumania, Bullgaria, Sllovakia, Polonia, Shqipëria dhe Estonia.

Trending