Trendy

Mickoski parandjenë se do të arrestohet një ish kryeministër

Para 3 orë

Kërkesa e partisë opozitare LSDM për kthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria, për të ardhur në Maqedoninë e Veriut, që ta vuajë dënimin me burg këtu, ka bërë që kryeministri aktual Hristijan Mickoski të shpalos ndjenjat e tij. Ai tha se ka një ndjenjë që shumë shpejt, siç tha, zyrtarë të lartë nga qeveria e LSDM-së, ish-kryeministra, do të përfshihen në “përndjekje të caktuara”. Megjithatë, për këtë, Mickoski tha se nuk ka ndonjë informacion zyrtarë, por vetëm ashtu e ndjen.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR

Kam ndjenjë që shumë shpejt, funksionarë të lartë nga qeveria e LSDM-së, ish-kryeministra, kryetarë të qeverive, të afërm të tyre nga familja, do të përfshihen në përndjekje të caktuara. Kam ndjenjë, nuk them se kam informacione, kam ndjenjë. Pres që edhe atëherë, kur të ndodhë kjo, gjithashtu do të kenë konferenca të tilla dhe atëherë nuk do të thonë se kjo është përndjekje politike, por të njëjtit, do t’i thërrasin të përgjigjen para organeve, respektivisht ta dëshmojnë pafajësinë e tyre”.

Ndërkaq, pas kësaj deklarate, i mënjëhershëm ka qen reagimi LSDM-së, të cilët këtë deklaratë e cilësojnë si politike dhe si përpjekje për të ndikuar në opinion dhe institucionet e drejtësisë. Partia opozitare thotë se kryeministri po paralajmëron “procese të ardhshme” pa prova dhe me “ndjesi personale”, gjë që sipas tyre krijon presion politik. Ndërkohë, në të njejtën mënyrë si Mickoski, edhe nga LSDM kanë shpalosur disa njdenja.

LSDM

Kemi ndjenjën se frika i ka hyrë thellë në palcë Mickoskit! Kemi ndjenjën se Prokuroria Evropiane tashmë e ka në dorë lëndën për kombinimet e biznesit të Viktor Orbanit, në të cilat është i përfshirë edhe vetë Mickoski. Kemi ndjenjën se qytetarët e Maqedonisë shumë shpejt do të dëgjojnë detaje tronditëse për marrëveshjet Orban-Mickoski-Aleksandar Vuçiç në Ballkan. Kemi ndjenjën se Mickoskin e pret i njëjti fat si Nikola Gruevski, vetëm se këtë herë do të duhet të përballet me të”.

Edhe kryeminsitri Hristijan Mickoski, por edhe nga partia opozitare LSDM, theksojnë se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe të gjithë ata që kanë thyer ligjin duhet të dalin para organeve të drejtësisë./SHENJA/

Trending