Trendy

Nesër disa pjesë të Tetovës dhe rrethinës do të mbeten pa energji elektrike

Para 3 orë

Banorët e Tetovë dhe disa vendbanimeve përreth nesër (16 prill 2026) do të përballen me ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike, njoftojnë shërbimet përkatëse, shkruan tetova1

Sipas paralajmërimit, ndërprerjet do të realizohen në disa termine dhe do të përfshijnë këto zona:

▪ Në fshatin Poroj, energjia elektrike do të mungojë nga ora 09:00 deri në 14:00, kryesisht në objektet përgjatë rrugës rajonale, afër marketit Alda.

▪ Në disa pjesë të Tetovë, veçanërisht rreth lagjes Dardania (Derëboj) dhe në afërsi të Celan Komerc, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:30.

▪ Në fshatin Llacë, energjia elektrike do të mungojë nga ora 09:00 deri në 14:30, në pjesën qendrore të fshatit mbi xhaminë.

▪ Një ndërprerje shtesë është paralajmëruar edhe në një pjesë të Tetovë, pranë stacionit hekurudhor te “Meda 3”, në periudhën nga ora 11:00 deri në 12:00.

Nga kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ndërhyrje të planifikuara për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit, me qëllim sigurimin e furnizimit më të qëndrueshëm në të ardhmen.

U bëhet thirrje qytetarëve që të planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre dhe të marrin masa për mbrojtjen e pajisjeve elektrike./tetova1.mk/

Trending