Trendy

Berisha: Qytetarët e Shqipërisë harxhuan 300 milionë euro në Kosovë e Maqedoni për naftë e benzinë

Para 3 orë

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se qytetarët shqiptarë detyrohen të mbushin automjetet me karburant në vendet fqinje, për shkak të çmimit të lartë në vendin tonë.
“Do të pesëfishojmë grantet për fermerët. Te nafta ka vendosur taksën më të lartë në botë. Nëse kërkoni në aplikacionet në internet, Shqipëria është vendi me taksën më të lartë për rritjen e naftës.

Ne do të barazojmë ngarkesën fiskale për naftën me Kosovën dhe Maqedoninë. 300 mln euro shqiptarët e rretheve kufitare i lanë në pompat e benzinës në vendet fqinje. Ua leverdis me gjithë rrugën që bëjnë, shkojnë në Strugë, mbushin makinën. 300 mln euro në vit. Si mund të mbash ti taksën më të lartë?

E kishim 7 lekë taksën e qarkullimit, e bëri 28 lekë, e rriti 4 herë. Me këtë, i vuri një gjobë vetëm atyre që kanë makina, por edhe fermerëve. Nafta ndikon në çdo gjë. Ndaj dhe ne ju garantojmë se do të zbresim ngarkesën fiskale në nivelin e Maqedonisë dhe Kosovës dhe, përveç kësaj, fermerëve do t’u hiqet çdo taksë” – u shpreh Berisha.

Trending