Trendy

Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë

Para 3 orë

Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e para të kësaj të enjte në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Dy të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 04:00, policia ka pranuar informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informatat fillestare, dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, u shpreh Pllana.

Pllana, mes tjerash, bëri të ditur se aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit

Trending