Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos. Kampionia olimpike në çerekfinale e eliminoi polaken Aleksandra Kaleta.
Paraprakisht, “Disi” e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e eliminoi çeken Tereza Bodnarova.Në gjysmëfinale, garuesja pejane do të ndeshet me italianen Odette Giuffrida. Krasniqi synon të fitojë medalje në Evropianit.










