Më datë 15.04.2026 në ora 12:15 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin S.A.(21) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës.
Gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar një motoçikletë me targa të Tetovës, të drejtuar nga S.A. dhe pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se ai e drejtonte mjetin pa dhënë provimin për shofer.
Ai është mbajtur në Stacionin Policor, ndërsa motoçikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.










