Trendy

Nën ndikimin e alkoolit 26 vjeçari nga Treboshi e sulmon 25 vjeçaren nga Tetova

Para 3 orë

Më datë 15.04.2026 në ora 23:53, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin R.I.(26) nga fshati Trebosh i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë ka sulmuar fizikisht 25-vjeçaren A.G.(25) nga Tetova, thotë raporti i policisë së Tetovës.

Pas ndërmarrjes së masave dhe kryerjes së alkooltestit, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte **0.89 promilë** alkool në gjak.

Ai është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Trending