Trendy

Mexhiti: BDI ankohet kot për provimin e jurisprudencës, vetë nuk e zgjidhi për mbi 20 vjet

Para 3 orë

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, në emisionin “Samo Vistina” në Kanal 5, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës për studentët shqiptarë.

Mexhiti ka deklaruar se BDI po ankohet ndaj ministrit aktual të Drejtësisë, Igor Filkov, për qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje, por sipas tij, kjo është e pabazë duke pasur parasysh se pesë ministrat e fundit të Drejtësisë kanë qenë pikërisht nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe nuk e kanë zgjidhur këtë problem.

Mexhiti gjithashtu ka theksuar se është e papranueshme që studentët shqiptarë të studiojnë për katër vite në gjuhën shqipe dhe më pas të detyrohen të japin provimin e jurisprudencës në një gjuhë tjetër. Ai ka shtuar se kjo çështje do të marrë zgjidhje dhe se studentët shqiptarë do ta japin këtë provim në gjuhën shqipe.

Trending