Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu më në fund ka konfirmuar se ka rënë dakord për një armëpushim 10-ditor me Libanin, në përpjekje për të çuar përpara një marrëveshje paqeje midis dy vendeve.
“Kemi mundësinë të bëjmë një marrëveshje historike me Libanin, me qëllim që të përpiqemi të çojmë përpara marrëveshjen e diskutuar gjatë bisedimeve diplomatike në Uashington të martën”, tha Netanyahu.
Udhëheqësi izraelit pohoi se kërkesa e tij kryesore është që Hezbollahu të shpërbëhet. Por, më e rëndësishmja, ai tha se nuk do të pajtohej me kërkesën e Libanit për t’u tërhequr nga i gjithë territori libanez .
“Ne po qëndrojmë në Liban në një zonë të zgjeruar sigurie për shkak të rrezikut të një pushtimi dhe për të parandaluar zjarrin në Izrael“, tha Netanyahu.










