Britania e Madhe dhe Franca pritet të mbajnë një samit të përbashkët për të diskutuar ngritjen e një force detare që synon garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit energjetik në botë. “Iniciativa për Lirinë e Lundrimit” do të ketë një karakter strikt mbrojtës, sipas deklaratës së Londrës. Udhëheqësit evropianë nuk synojnë të përfshihen në operacione për rihapjen e ngushticës, siç ka kërkuar Presidenti amerikan Donald Trump.
Ndërkohë, ministri francez i Ekonomisë Roland Leskier theksoi se Ngushtica duhet të rihapet plotësisht, por “jo me çdo çmim”, duke refuzuar idenë e pagesës së tarifave për kalimin.










