Trendy

Memishi dhe Zekolli inspektojnë punimet në Dobrosht

Para 3 orë

Sot, kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me zv/ministren e Transportit, Kaltrina Zekolli, kanë inspektuar nga afër fillimin e punimeve në fshatin Dobrosht.

Gjatë vizitës, ata theksuan se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor, i cili përfshin rikonstruktimin e plotë të rrugës lokale në gjatësi prej 600 metrash, si dhe ndërrimin e pusetave.

Sipas autoriteteve, vlera e investimit arrin në 13.311.226 denarë dhe përbën një hap konkret drejt realizimit të projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve për qytetarët e kësaj zone.
Nga Komuna e Tearcës bëjnë të ditur se ky është vetëm fillimi i një sërë projektesh që pritet të realizohen në periudhën në vijim.

Trending