Më 16.04.2026, në orën 18:50, në bulevardin “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin personin A.R. (29) nga fshati Llërc e Tetovës.
Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve është konstatuar se e ka drejtuar mjetin me shpejtësi 63 kilometra në orë në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është e kufizuar në 50 kilometra në orë.
Kur e kanë njoftuar se do t’i shqiptohet urdhërpagesë për kundërvajtje, ai ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë dhe është privuar nga liria.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.










