Maqedoni

BDI-Tetovë: Bilall Kasami jep tenderë me miliona në një familje

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 1, 2024, 01:03

Komuna e Tetovës shpërblen me tenderë milionëshe kompanitë e familjes Bajrami që janë të afër me udhëheqësinë komunale dhe Lëvizjen Besa. Kështu kanë reaguar sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në lidhje me rastin për tenderët milionësh të Komunës së Tetovës ndaj tre kompanive: Eko-Peu, Ereu-Trans dhe Mujo Bajrami.
Ja dhe komunikata e plotë:

“Miliona euro nga buxheti i Komunës së Tetovës janë derdhur në llogaritë e 3 firmave në pronësi të një familje, pra bëhet fjalë për kompanitë, Eko Peu, Ereu Trans dhe Mujo Ba. Këto firma, kanë marr tenderë ekskluzivisht nga Komuna e Tetovës dhe nga asnjë institucion tjetër.

Pra burim i vetëm i të hyrave ka qenë llogaria e Komunës së Tetovës.
Ende më interesant është fakti që dy nga këto firma kanë vetëm nga një të punësuar ndërsa kanë marr miliona euro tenderë.

Dyshimi rritet ende më shumë kur kuptohet që këto firma të lartë cekura kanë veprimtari komplet të ndryshme nga punët për të cilat obligohen që t’i kryejnë sipas marrëveshjeve të nënshkruara mes tyre dhe Komunës së Tetovës.

Këtë nuk e themi vetëm ne, po e thonë edhe shumë media të cilat nga afër i kanë hulumtuar tastet dhe mënyrën e tenderimit.
Pronarët dhe familjarët e afërt të këtyre kompanive, nuk e fshehin lidhjen që kanë me udhëheqësit e Komunës së Tetovës dhe kryesinë e Lëvizjes Besa, duke publikuar fotografi nga mbledhjet e ndryshme partiake.

Lidhja mes këtyre grupeve të interesit shkon edhe më larg kur shtojmë që shefi aktual i urbanizimit në Komunë të Tetovës është familjar dhe mik i pronarëve të Kompanive të lartcekura, dhe ish i punesuar në po të njëjtat kompani që tani po marrin tenderë milionësh nga Komuna e Tetovës.

Të nderuar qytetarë Bilall Kasami po i shpërblen donatorët e partisë me Miliona Euro nga paratë e tetovarëve.

Bilall Kasami po e dëshmon se Komunën e Tetovës e sheh si mjet për rahatimin e militantëve partiak dhe donatorëve të tij, ndërsa e gjithë kjo shkon në kurriz të qytetarëve të Tetovës.

E pyesim publikisht Bilall Kasamin dhe klanin e tij mafioz, se si i kanë caktuar kushtet e tenderimit dhe si kanë arritur t’i përjashtojnë të gjitha kompanitë tjera nga prokurimi publik?

Sa takime fshehurazi kanë mbajt me pronarët e Mujo-Ba para se të shpallin tenderimin?
Si ka fytyrë që të del e të flet për suksese dhe për punë kur pas çdo pune të bërë fshihet nga një aferë korruptive dhe kriminale?

Kjo është vetëm një nga të bëmat e këtij klani mafioz që udhëheq me Komunën e Tetovës, e që gjithmonë shkon në kurriz të qytetarëve të Tetovës.

Nga këtu, i bëjmë thirrje Prokurorisë që të hetojnë rastin dhe krimi e korrupsioni të del në shesh.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje publike edhe Komisionit Anti-Korrupsion që të hetojë rastin dhe të del me raport.
Tetovarët meritojnë ta dinë të vërtetën dhe të kuptojnë se ku shkojnë paratë e tyre!

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike