Trendy

SHBA shtrëngon rregullat e vizave, masat e reja godasin individët e lidhur me kundërshtarët e Amerikës

Para 3 orë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar shtrëngim të mëtejshëm të politikave të tyre të udhëtimit dhe emigracionit, duke vënë në shënjestër individët që bashkëpunojnë ose veprojnë në interes të vendeve apo grupeve që konsiderohen si kundërshtarë të SHBA-së.

Paralajmërimi është bërë publik këtë të enjte dhe është shpërndarë edhe nga përfaqësia diplomatike amerikane në Shqipëri.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë të ditur udhëzimin e ri të Uashingtonit përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale, duke theksuar se masa e re lidhet me personat që ndihmojnë rrjete të huaja armiqësore.

“Departamenti i Shtetit po shtrëngon masat ndaj vizave për personat që ‘punojnë në emër të kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara’,” theksohet në njoftimin e shkurtër të Ambasadës.

Trending