Trendy

Arsim Ramadani zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së në Lisec

Para 2 muaj

Kryetari i degës së BDI-së, Bajram Rexhepi, ka bërë të ditur se partia po vazhdon procesin e riorganizimit të strukturave në terren. Ai njoftoi se gjatë një kuvendi të mbajtur në nëndegën e fshatit Lisec, është zgjedhur kryetari i ri, përcjell tetova1

Sipas Rexhepit, në këtë takim është zgjedhur Arsim Ramadani, të cilin e cilësoi si një aktivist të përkushtuar të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Rexhepi theksoi se procesi i riorganizimit do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me qëllim forcimin e strukturave dhe ndërtimin e një partie më të fuqishme për të ardhmen.

Postimi i plotë:

“Vazhdojmë me rikorganizimin e strukturave tona! 🤝

Sonte mbajtëm kuvendin e Nëndegës së fshatit Lisec, ku për kryetar u zgjodh Arsim Ramadani, aktivist i devotshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim..

Vijojmë procesin e riorganizimit me njerëz të përkushtuar, duke forcuar strukturat dhe duke ndërtuar BDI-në e së ardhmes.”, ka përfunduar Rexhepi./tetova1.mk/

 

Trending