Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka njoftuar për zhvillimin e kuvendit zgjedhor në nëndegën e Xhepçishtit, ku është zgjedhur kryetari i ri, përcjell tetova1
Sipas Rexhepit, me mbështetje të plotë nga strukturat dhe aktivistët, në krye të nëndegës është zgjedhur Nadmir Idrizi, veteriner i diplomuar dhe profesionist i përkushtuar, i cili gëzon respekt në mesin e qytetarëve.
Në njoftim e tij, Rexhepi ka theksuar rëndësinë e kësaj nëndege në strukturën e partisë, duke vënë në pah vazhdimësinë e forcimit të organizimit dhe angazhimit politik.
Postimi i plotë i Rexhepit:
“Vazhduam sonte me kuvendin zgjedhor të nëndegës Xhepçisht.
Me mbështetje të plotë të strukturave dhe aktivistëve, për kryetar të nëndegës u zgjodh Nadmir Idrizi, veteriner i diplomuar, profesionist i përkushtuar që gëzon respekt në mesin e qytetarëve.
Xhepçishti gjithmonë ka qenë pjesë e rëndësishme e organizimit dhe forcës së Bashkimit Demokratik për Integrim. Me energji të reja, njerëz profesionistë dhe aktivistë të palodhur, vazhdojmë ta forcojmë organizimin tonë dhe ta ndërtojmë BDI-në e së ardhmes”, përfundon Rexhepi./tetova1.mk












