Trendy

Mojtaba Khamenei merr kontrollin e Iranit në “hije”? Inteligjenca amerikane zbulon rolin e tij në strategjinë e luftës

Para 6 orë

Sipas raportimeve të CNN, inteligjenca amerikane beson se Mojtaba Khamenei, djali i liderit të ndjerë Ali Khamenei dhe udhëheqësi i ri suprem i Iranit, po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në drejtimin e strategjisë së luftës së Iranit. Ai mendohet se po bashkëpunon ngushtë me zyrtarë të lartë të regjimit në Teheran, në një moment kur vendi po përballet me tensione të forta dhe paqartësi brenda udhëheqjes.

Burime të njohura me situatën kanë bërë të ditur se ende nuk është e qartë se sa pushtet real ka Mojtaba Khamenei brenda strukturës së regjimit iranian, i cili sipas tyre është bërë më i fragmentuar pas zhvillimeve të fundit.

Mojtaba Khamenei nuk është parë në publik që prej fillimit të luftës, kur një sulm i rëndë goditi udhëheqjen iraniane.

Në atë sulm humbi jetën babai i tij, Ali Khamenei, së bashku me disa zyrtarë të lartë ushtarakë.

Raportohet gjithashtu se Mojtaba ka pësuar lëndime serioze, çka ka shtuar spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore dhe për ndikimin që ai ka aktualisht në drejtimin e Iranit.

Trending