Trendy

Arrestohen dy persona në Tetovë për sulm fizik ndaj fqinjit

Para 2 orë

Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, dje rreth orës 16:50, kanë privuar nga liria dy banorë të Tetovës, R.A. (49) dhe M.A. (21). Arrestimi i tyre u bë pas një denoncimi se në lagjen Drenovec, në afërsi të një objekti hotelier, personat në fjalë kanë sulmuar fizikisht fqinjin e tyre, Sh.Xh. Të dyshuarit janë ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tyre do të ngrihet parashtresa përkatëse sapo të dokumentohet rasti plotësisht.

Trending