Solidariteti dhe përkrahja gjatë ndërtimit të Xhamive nuk ka munguar asnjëher në trevat shqiptare ku ka popullatë muslimane.
Njëjtë ka qenë edhe në Tetovë dhe rrethinë ku gati se çdo vitë po ndërtohet nga 1 xhami.
Aktualisht në fshatin Odri të Komunës së Tearcës po ndërtohet një Xhami dhe një afarist nga rajoni i Tetovës ka vendosur që ta dhurojë veturën e tij BMWx3 2017 – 3.0 dizel këshillit udhëheqës për ndërtimin e xhamisë.
Kjo veturë në treg e ka çmimin mbi 35 000 euro dhe kushdo që është i interesuar ta blejë mund të drejtohet tek Këshilli për ndërtimin e Xhamis (tel +389 70 269 465) dhe ato para nga shitja do të shfrytëzohen për ndërtimin e Xhamisë.
Këshilli për Ndërtimin e Xhamisë në fshatin Odri e falenderon afaristin që e ka dhuruar këtë veturë BMW. /tetova1










