Trendy

Lëvizja Vetëvendosje më 30 maj do të mbajë tubim në Tetovë, prezente do jetë kryeparlamentarja dhe presidentja Albulena Haxhiu

Para 2 orë

Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë një tubim me qytetarët të shtunën, më 30 maj, në sheshin “Iliria” në Tetovë, në kuadër të aktiviteteve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përcjell tetova1

Në këtë tubim pritet të marrë pjesë edhe Albulena Haxhiu, e cila aktualisht ushtron funksionin e kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe ushtrueses së detyrës së presidentes.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në tubim do të prezantohen qëndrimet dhe programi politik i lëvizjes, ndërsa është paralajmëruar pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve dhe mbështetësve nga Tetova dhe rajoni./tetova1.mk

Trending