Simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i vendosur në Çyçavicë është dëmtuar.
Faqja e fshatit Sibofc, komuna e Obiliqit, ka njoftuar se tri shkorjnë e UÇK-së janë dëmtuar nga persona të panjohur.
Në njoftim është thënë se dëmtimi është në atë shkallë sa duhet të intervenohet.
“Të dashur bashkëfshatar dhe kontribues për shkronjat e arta te UÇK-së në Çyçavicë: Ju njoftojmë se nga persona të panjohur janë dëmtuar shkronjat në një shkallë ku kërkohet demontimi për sanim. Duke e ditur rëndësinë e këtyre shkronjave për neve si popull i ftojmë organet e rendit të mirren më seriozisht me rastin”, është thënë në njoftim.










