Gjendja me dhunën ndërmjet të rinjve në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më alarmante. Prandaj urgjentisht duhet të ashpërsohen politikat ndëshkuese, përmes shqiptimit të masave dhe dënimeve më të rrepta, thotë profesori Risto Reçkoski. Edhe pse në Ohër ekziston një burg i specializuar për të mitur, kapaciteti i tij është shumë pak i shfrytëzuar.
“Burgu ynë për të mitur në Ohër punon me kapacitet të zvogëluar, ndërsa kemi shkelës jashtë. Mendoj se ligji duhet më shumë t’i mbrojë fëmijët shembullorë, sesa shkelësit. Fëmijë të tillë menjëherë duhet të dërgohen në burg për të mitur? Mendoj se kjo do të tregojë edhe preventivë, shembull ndaj dikujt tjetër se sistemi absolutisht duhet të reagojë në kohë, që të parandalojmë dhuna të tjera më të mëdha. Së fundmi patëm një paralajmërim në Manastir për një dhunë të mundshme përmes rrjeteve sociale, duhet në mënyrë alarmante dhe provuese të reagojmë si sistem të gjithë“, deklaroi Risto Reçkoski-profesor universitar.










