Trendy

Spitali Klinik i Tetovës reagon për incidentin e djeshëm

Para 2 orë

Spitali Klinik i Tetovës ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportuar më 29 maj 2026 në hapësirat e institucionit, duke bërë të ditur se menaxhmenti ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për shqyrtimin e rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave, përcjell tetova1

Në reagimin zyrtar, spitali dënon çdo formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme dhe cenimi të integritetit fizik apo profesional të të punësuarve, duke theksuar përkushtimin për ruajtjen e një ambienti të sigurt, profesional dhe dinjitoz për stafin dhe pacientët.

Sipas njoftimit, pas shqyrtimit fillestar të rastit janë ndërmarrë masa disiplinore në përputhje me aktet e brendshme dhe legjislacionin në fuqi, ndërsa institucioni po bashkëpunon plotësisht me organet kompetente për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Reagimi i plotë:

“Lidhur me ngjarjen e raportuar më 29 maj 2026 në hapësirat e Spitalit Klinik të Tetovës, njoftojmë opinionin se menaxhmenti i institucionit menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për shqyrtimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Spitali Klinik i Tetovës dënon çdo formë të dhunës, sjelljes së papërshtatshme dhe cenimit të integritetit fizik apo profesional të të punësuarve. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar për ruajtjen e një mjedisi të sigurt, profesional dhe dinjitoz për stafin dhe pacientët.

Pas shqyrtimit fillestar të rastit, janë ndërmarrë masa disiplinore në përputhje me aktet e brendshme dhe legjislacionin në fuqi. Njëkohësisht, Spitali Klinik i Tetovës po bashkëpunon plotësisht me organet kompetente për zbardhjen e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë ngjarje.

Theksojmë se institucionet shëndetësore duhet të jenë vende ku mbizotërojnë profesionalizmi, respekti reciprok dhe etika në punë, vlera të cilat Spitali Klinik i Tetovës do të vazhdojë t’i mbrojë dhe promovojë me vendosmëri”, përfubdojnë nga Spitali Klinik i Tetovës./tetova1.mk

Trending